Fiks Fare/ Varrezat e Durrësit i mbulon bari dhe gjarpërinjtë, familjarët braktisin të afërmit

17/05/2024 21:29

Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një denoncim nga një pensioniste 77 vjeçarë ku ankohej për varrezat e vjetra në Durrës.

Ajo  pohonte se ato nuk pastrohen dhe bari ka shkuar mbi 1 metër, si rrjedhojë kanë gjetur strehim dhe gjarpërinjtë. Ajo prej kësaj nuk po viziton dot familjarët e saj të cilët prehen në këto varreza.

Fiksi pa nga afër situatën  dhe ishte pikërisht ashtu siç pensionistja kishte raportuar. Punonjësit që kishin për detyrë mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre, bënin një pastrim sipërfaqësor në hyrjen e tyre dhe në parcelat ballore. Pra ato që duken nga hyrja pastroheshin të tjerat ishin lënë në mëshirë të fatit, apo në dorën e familjarëve që të pastronin varret e personave të tyre të ndjerë.

Fiksi iu drejtua me një kërkesë Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Bashkia Durrës përgjegjëse për menaxhimin e varrezave. Menjëherë pas kësaj kërkese të Fiksit bashkia ngriti një grup pune ku filloi aksionin e pastrimit në të gjithë sipërfaqen e varrezave.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel