PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur makina përplas për vdekje 22-vjeçarin në Athinë. Fluturoi disa metra dhe koka i zuri në…

17/05/2024 15:54

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Athinë, në zonën Nea Erythraira, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i cili po udhëtonte me një motoçikletë në momentin që u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes kur makina, duke lëvizur në drejtim të Politia, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një automjet që kalonte në të njëjtën korsi trafiku.

Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet momenti i përplasjes, ku 22-vjeçari fluturon disa metra dhe përplaset në një trotuar, aty ku gjeti dhe vdekjen.

Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri  Angjelo Saliu, ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Top Channel