Foto-lajm/ Një çadër për secilin, qentë relaksohen në bregdetin e Vlorës

17/05/2024 19:43

Bregdeti i Vlorës nuk ishte pa ‘pushues’ këtë të premte.

Sikurse duket në foto, qentë kanë ‘zaptuar’ bregdetin duke u relaksuar, ku secili ka zënë një çadër për të penguar rrezet e diellit.

Top Channel raportoi disa ditë më parë për rrezikun nga qentë endacakë në Vlorë, por zgjidhja që kanë gjetur disa persona, është brutale. Në qytetin bregdetar, ka nisur helmimi i këtyre kafshëve.

Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara nga njerëz të paidentifikuar. Për pasojë, së fundmi kanë ngordhur dhjetëra qen endacakë, por edhe shtëpiakë, në zona të ndryshme.

Top Channel