“Nuk ka asnjë pengesë ligjore”/ Komisioni i Ligjeve miraton emrin e Bajram Begajt si kandidat për president

04/06/2022 16:16

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar vlefshmërinë e Bajram Begajt për president, duke i hapur rrugë emrit të tij për tu votuar sot në Kuvend.

Klotilda Bushka tha se nga verifikimet e kryera rezulton se kandidati Bajram Begaj plotëson të gjitha kushtet e parashikuara për t’u zgjedhur President i Republikës, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Bushka: Nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë president. Zoti Begaj ka plotësuar deklaratat përkatëse në kuadër ligjore për dy ligjet dhe vërteton se Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore në cilësinë e tij si kandidat për president. Ka paraqitur edhe formularin e deklarizimit. U verifikua edhe nëse ka ndalesa të tjera ligjore, rezulton se ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shef i shtabit, me propozim të kryeministrit, z. Ilir Meta, me deklretin nr 13 ditën e sotme, ka dekretuar lirimin e tij nga detyra. Ky dekret ka hyrë në fuqi menjëherë dhe i është njoftuar kryeministrisë. Rezulton se nuk ka asnjë ndalim kushtetues për të vijuar me procesin e zgjedhjes së tij nga Kuvendi. Relatori Eduart Ndreca ka përgatitur relatorin përkatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA