Sa i përket ndeshjes, pati pak histori në fushën e blertë, pasi Brazili e tregoi supermacinë e tij që në fillim. Richarlison i Evertonit shënoi golin e parë që në në minutën e shtatë, i shërbyer nga Fred, por Hwang Ui-Jo barazoi shifrat pak pasi kaloi gjysmë ore lojë.
Goli i vendësve thjesht i shkundi futbollistët e drejtuar nga Tite, që kaluan sërish në epërsi me golin e Neymarit të shënuar me penallti. Në të 57-tën, sulmuesi i PSG-së shndërroi në gol një tjetër 11-metërsh, më pas e gjetën rrjetën Coutinho e Gabriel Jesus, që vulosën rezultatin përfundimtar 1-5.
Në miqësoret e tjera, SHBA-të mposhtën 3-0 Marokun, ndërsa Japonia fitoi 4-1 përballë Paraguait./ SuperSport