Qeveria bën amnisti në fundvit, 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi
Detaje të reja janë bërë të ditura nga gazetarja Dorjana Bezat për “Top Channel”, rreth ngjarjeve që ndodhën mëngjesin e sotëm në Kamëz.
Në lidhje me shpërthimin e tritolit në makinën tip “Audi”, bëhet me dije se poseduesi i automjetit Artan Lleshi, nga Fani i Mirditës, jeton kryesisht në Angli dhe vjen rrallëherë në Shqipëri.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptarë.
Në lidhje me të shtënat me biznesin (funeral), mësohet se pronarja e biznesit Emirjana Muka është divorcuar nga bashkëshorti rreth një vit e gjysmë më parë dhe ish-bashkëshorti ka hapur përballë saj, po një agjensi funerale.
Ish-bashkëshorti i saj ka konflikte me disa persona për çështje borxhesh dhe dyshohet e biznesi i tij mund të ketë qenë objektiv i sulmit
Top Channel