Anija më e madhe spital-civil, bën ndalesën e parë në lundrimin debutues në Afrikë (fotot)

31/05/2022 19:36

Anija-spital më e madhe në botë ‘Global Mercy’, ka bërë ndalesën e parë afrikane në portin e Dakar në Senegal, ku do të qëndrojë katër javë për trajnime të vendasve.

Anija gjigante 174 metra e gjatë me 12 kuverta do të qëndrojë në kryeqytetin senegalez deri në fund të qershorit për të kuruar më të varfrit.

Drejtori i spitali Gert van de Veerdhof, tha se kishte ardhur koha që anija-spital të bënte debutimin e saj në Afrikë.

“Me gjatësinë e saj 174 metra, 6 salla operimi, 200 krevate spitalore, 2 klinika dentare e laboratorë trajnimi, ky është një spital i fjalës së fundit”, ha ai.

Presidenti i Senegalit Macky Sall, falenderonte zyrtarët e anijes-spital për shërbimet që do të japin për qytetarët senegalezë dhe për trajnimet e stafit mjekesor vendas.

“Dua të falenderoj Don Stephens dhe stafin e Mercy Ships, për promovimin e kirurgjisë së sigurt në Afrikë, njohje që ata e kanë prej viteve 1990”, tha presidenti.

Iniciativa është krijuar nga milioneri futurist Don Stephens, cili themeloi ‘Mercy Ships’ në vitin 1978 me blerjen e anijes Anastasis, ku jetoi bashkë me familjen për dhjetë vjet.

Matar, babai i një pacienti të trajtuar në anijen spital tha se i biri ishte operuar aty nga mjekët që u treguan të gatshëm për ta kuruar.

“Kur dëgjova që Mercy Ships po vinte në Dakar, vendosa të sjell djalin tim që vuante nga një sëmundje e çuditshme.”

“Ata më premtuan se do ta kuronin ose do ta merrnin jashtë shteti nëse ishte e nevojshme, por siç e shihni çdo gjë shkoi mirë”, tha ai.

 

FOTO GALERI
2/11
Iniciativa është krijuar nga milioneri futurist Don Stephens, cili themeloi ‘Mercy Ships’ në vitin 1978

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA