13/11 20:41
Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Elton Ilirjani ka xhiruara për pak çaste në një kryqëzim të Manhattanit për të promovuar veshjet e stilistit tajlandez në New York.
Gjatë xhirimeve ai drejton trafikun për pak çaste, ndërsa po kryheshin punime në rrugë.
Ai shihet mes punëtoreve, ekskavatorëve dhe makinerive të tjera! Punonjësi përgjegjës për rregullimin e trafikut i beson flamurin e kuq dhe për pak çaste me veshjen ekstravagante dhe takat e larta kuq e zi të firmës së shtrenjtë shihet duke kapërcyer rrethimin e gropës ku po bëheshin punimet!
Një shqiptar që vazhdon të habisë dhe tërheqë njujorkezët! Çdo ditë që kalon e katapulton edhe më shumë në industrinë e modës!
Top Channel