Një miting i thirrur sot nga ish-kryeministri i larguar i Pakistanit, Imran Khan u prit me gazlotsjellës nga policia në qytetin lindor të Lahore.
Khan kishte bërë thirrje që marshimi të vijonte drejt kryeqytetit Islamabad por rrugët kryesore ishin të bllokuara nga autoritetet.
Që prej largimit nga pushteti me votë mosbesimi muajin e kaluar, protesta të shumta janë organizuar kundër koalicionit të ri, duke kërkuar zgjedhje të reja.
Në përballjen e tij të sotme me rivalët, Khan i kërkoi mijëra mbështetësve në bastionin e tij Peshavar të marshojnë drejt kryeqytetit, me shpresë për të mbledhur njerëz nëpër qytete.
“Ne do të arrijmë me çdo kusht në Islamabad. Do të kalojmë çdo pengesë … duke ndjekur urdhrat e liderit tonë,” tha dyqanxhiu protestues Irfan Ahmad, për rrjetin AFP.
Koalicioni qeveritar i drejtuar nga kryeministri Shehbaz Sharif është zotuar të ndalojë hyrjen në qytet të mbështetësve të Khan duke e quajtur lëvizjen “promovim i kaosit”.
Policia përdori gaz lotsjellës në Lahore, kur mbështetësit e Khan tentuan të hiqnin bllokueset e rrugës drejt Islamabad.
Top Channel