Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”.

Bëhet me dije se shtetasja Fiona Behri 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja Ikbale Kraja 73 vjeçe, pasagjere në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit Artur Behri 53 vjeç, Ardita Behri 43 vjeçe dhe Olsa Behri 19 vjeçe.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA