Mijëra marshojnë në heshtje për të zhdukurit e diktaturës në Uruguai (fotot)

21/05/2022 19:52

Mijëra njerëz kanë dalë dje sërish në rrugët e kryeqytetit uruguaian Montevideo për të kujtuar të zhdukurit e diktaturës ushtarake, e për të kërkuar veprim për gjetjen e tyre.

Me një qetësi solemne e me posterat e fytyrave të qindra viktimave fati i të cilëve ende nuk dihet, njerëzit ecnin në bulevardin kryesor të Montevideo në ‘Marshimin e Heshtjes’.

“Ku janë ata? E vërteta është ende e rrëmbyer. Është përgjegjësia e shtetit,” shkruante një parrullë e madhe në krye të kortezhit.

Diktatura ushtarake në Uruguai zgjati nga viti 1973 deri në1985.

“Ka njerëz që kanë qenë të përfshirë në rrëmbimet dhe nuk duan të flasin. Ne duam drejtësi,” tha Chela Fontora, e grupit Crisol për të burgosurit politikë.

Marshimi u bë në të njëjtën kohë në dhjetra qytete uruguaiane dhe është mbështetur nga  emigrantë në Buenos Aires, Paris, Barcelonë e ​​Madrid.

“Ishte shteti që vendosi të kryente këto krime, dhe ai i mban të fshehura edhe sot”, thotë përfaqësuesja organizatës së të zhdukurve në Uruguai, që organizoi marshimin.

FOTO GALERI
2/4
Diktatura ushtarake në Uruguai zgjati nga viti 1973 deri në1985.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA