Qindra qytetarë rrinë në rradhë me orë të tëra për tu vizituar nga mjekët e huaj me mision jo vetëm mjekësor por dhe fetar në Vlorë
Sot është dita e fundit që rreth 65 mjekë amerikanë vizitojnë por edhe japin ilace falas në Vlorë. Përfaqësuesi i ekipit amerikan doktor Daniel Johns problemet më të mëdha që kanë zbuluar janë me gjakun, zemrën sytë e dhëmbët.
“Ngremë të tilla klinika në të gjithë botën . këtu mjekët janë vullnetarë se duan të ndihmojnë njerëzit dhe të tregojnë dashurinë e zotit. po vizitojmë mbi 300 vetë në ditë. këtu po na kërkojnë më shumë doktorin e syve”
Më të shumtë janë pensionistët që thonë se një vizitë tek okulisti dhe blerja e syzeve u kushtojnë sa një muaj pension, ndërsa po i marr falas nga mjekët amerikanë.
Top Channel