Sistemet raketore ruse S-300 hapin zjarr ndaj gjuajtësve izraelitë mbi Siri (fotot)

18/05/2022 17:24

Rrjeti izraelit “Channel 13” raportonte dje se sistemet raketore ruse S-300 kanë qëlluar ndaj avionëve izraelitë që po ktheheshin nga sulmet ndaj impjanteve iraniane atje javën e kaluar.

Raportimi thoshte më tej se incidenti i paprecedentë ndodhi të premten kur një avion izraelit kishte bombarduar objektiva në qytetin veriperëndior sirian Masyaf, dhe tregon një ndryshim të politikave mes Rusisë dhe Izraelit.

“Bateritë siriane anti-ajrore S-300 hapën zjarr ndaj avionëve izraelitë që po largoheshin nga zona”, thuhej në raportim, duke shtuar se ato operohen nga ushtria ruse dhe nuk mund të qëllojnë pa miratimin e tyre.

Lajmi shtonte se “radari nuk arriti të instalohej në objektiv prandaj sistemet nuk përfaqësojnë një kërcënim serioz ndaj gjuajtësve të Forcave Ajrore Izraelite”.

Nëse konfirmohet ky është rasti i parë i përdorimit të sistemit S-300 kundër avionëve izraelitë në Siri, të cilët kanë kryer qindra sulme brenda vendit, kundër atyre që pretendohet se janë dërgesa armatimesh për grupin Hezbollah dhe impjante të tjera të lidhura me Iranin.

Observatori Sirian për të Drejtat e njeriut tha se “4 luftëtarë ishin vrarë nga sulmet izraelite ndaj impjanteve iraniane”, pa përmendur kombësinë e tyre.

Sipas raportimeve zona e Masyaf besohet se përdoret si bazë për forcat iraniane dhe është goditur vazhdimisht vitet e fundit nga sulme të atribuara ndaj Izraelit.

Zhvillimi mund të jetë një përkeqësim i lidhjeve mes Izraelit e Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga kjo e fundit.

Kohët e fundit Izraeli e Rusia kanë ngritur një linjë telefonike direkte të “dekonfliktimit” për të parandaluar përplasjet aksidentale ushtarake në Siri.

FOTO GALERI
2/3
Raportimi thoshte më tej se incidenti i paprecedentë ndodhi të premten kur një avion izraelit kishte bombarduar objektiva në qytetin veriperëndior sirian Masyaf

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA