Aktorja televizive indiane Chethana Raj ka humbur jetën gjatë një operacioni të heqjes së yndyrnave.

21 vjeçarja tragjike pësoi një atak kardiak pas operacionit.

Vajza u shtrua në spitalin privat në Bengaluru të hënën pas kirurgjisë plastike, por doktorët thanë se ajo pësoi një atak kardiak dhe mushkëritë u mbushën me ujë.

Chethana ishte zhvendosur nga spitali kozmetik por kur mbërriti në Kaaade Hospital kishte humbur ndjenjat dhe nuk kishte puls.

Mjekët ishin përpjekur të ringjallnin aktoren teksa kryen frymëmarrje artificiale për 45 minuta por pa sukses.

Prindërit e Chethana po kërkojnë tashmë këshilla ligjore për të vepruar pas vdekjes së saj të papritur.

Vajza besohet se nuk i kishte treguar se do të kryente procedurën dhe dokumenti i pranimit ishte nënshkruar nga mikesha të saj.

Babai i saj Govinda Raj, tha se e bija shkoi fillimisht në spital mëngjesin e të hënës por kur ata morën vesh për ndërhyrjen, operacioni kishte nisur.

Ai shtoi për rrjetin vendas The Tribune: “Ajo ishte shumë mirë dhe kishte shkuar në spital me shoqet. Dikush i kishte sugjeruar se kishte shumë dhjamë rreth belit dhe pa u konsultuar me familjen kishte shkuar në spital me miqtë e saj”.

Chethana kishte luajtur më parë në serialet indiane Geetha, Doresaani e Olavina Nildana.

FOTO GALERI
2/2
Chethana ishte zhvendosur nga spitali kozmetik por kur mbërriti në Kaaade Hospital kishte humbur ndjenjat dhe nuk kishte puls.

Top Channel