SHBA/ Kongresi i mban seancën e parë publike për UFO-t pas 50 vjetësh (fotot)

17/05/2022 17:40

Sot do të mbahet në Kongresin amerikan seanca e parë publike për pikasjet e objekteve të paidentifikuara fluturuese në vend të njohura ndryshe si UFO, pas më shumë se 50 vjetësh.

Por vetëm pjesa e parë e seancës do të jetë e hapur për gazetarët dhe publikun.

Dëshmitë e shumëpritura vijnë nga dy zyrtarë ushtarakë të ngarkuar me hetimin e dëshmive të pikasjeve nga pilotët, disa prej të cilave po publikohen pas disa dekadash të mbuluara nga sekreti ushtarak.

Zyrtarët e Pentagon pritet të thonë në seancë se për vështirësitë e tyre në mbledhjen e dëshmive nga dëshmitarët pasi janë të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Seanca do të mbahet në komisionin e Kongresit për inteligjencën, kundër-inteligjencën dhe terrorizmit.

Dy zyrtarët që do të dëshmojnë janë Ronald Moultrie – drejtues inteligjencë në Pentagon, dhe Scott Bray, zv. drjetor i inteligjencës detare.

“Populli amerikan pret që liderët e tyre të reagojnë ndaj çdo rreziku të mundshëm të sigurisë, aq më shumë ato që nuk i kuptojmë dhe aq mirë, tha në një deklaratë kongresmeni André Carson.

Seanca do të mbahet fillimisht publikisht dhe më pas dyert do të mbyllen për atë që njoftohej se ishte “një sesion me informacione të klasifikuara me kongresmenët”.

Paraprakisht shkencëtarët dhe ekspertët janë përgatitur për pyetje që mund të bëhen nga kongresmenët ndaj dëshmitarëve, shkruan BBC.

Christopher Mellon, ish-zyrtar i lartë i Pentagon tha se një pyetje e rëndësishme mund të jetë nëse pak pasur observime të fenomeneve tilla edhe larg tokës.

“Nëse do të konfirmohej diçka e tillë nuk të shuhen shumë keqkuptime si ato të femomeneve atmosferike, të ‘fenerëve kinezë’ apo dronëve civilë”, tha ai.

Herën e fundit një seancë e tillë është mbajtur në SHBA në 1966, ku mes të tjerash u diskutua një UFO që ishte parë në Michigan nga më shumë se 40 njerëz.

Raportimet për UFO janë bërë nga pilotët në shumë raste dhe mënyra, si për mënyrën e fluturimit, pamjes së objekteve dhe ndërhyrjes që ato shkaktonin në sistemet tokësore.

FOTO GALERI
3/3
Por vetëm pjesa e parë e seancës do të jetë e hapur për gazetarët dhe publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA