Mbrojtësi i Cadiz-it, Carlos Akapo, ka postuar një foto të tmerrshme të këmbës së tij të çarë dhe të gjakosur pas një goditjeje nga Eden Hazard, duke e lënë atë me dy kocka të thyera.
Lojtari i Real Madrid, Hazard e goditi qendërmbrojtësin teksa po tentonte të merrte topin, me ndërhyrjen e rëndë që e detyroi Akapon të dilte nga fusha duke u ndihmuar nga stafi mjekësor në minutën e 75’, ndërsa ndeshja ishte në barazimin 1-1.

Akapo nxori foto në rrjetet sociale, ku tregonte plagën si dhe një grafi ku dukeshin kockat e thyera nga ajo ndërhyrje.
Në një postim në Twitter ai shkroi: “Falenderoj njerëzit që u kujdesën për mua, dy kocka janë thyer. Tani më duhet që të marr veten”.
29-vjeçari më pas pyeti se pse Hazard u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, për ndërhyrjen që mund ta lërë jashtë fushave për disa muaj./ SuperSport
Top Channel