Dy persona janë plagosur gjatë një sherri për arsye banale.

Ngjarja  ka ndodhur në lagjen Gjeologu në Bulqizë ku disa persona nga janë konfliktuar me pronarin e një lavazhi vetëm 50 metra larg policisë.

Burime pranë spitalit te Bulqizës bëjnë me dije se në spital janë paraqitur dy persona me fraktuara të ndryshme ku njëri nga këto ishte pronari i lavazhit Erblin Tançi.

Ndërkohë policia ka shkuar me vendngjarje ku ka nisur hetimet.

Ndërkohë i plagosur është nisur në drejtim të spitalit të Peshkopisë për një mjekim më të specializuar, pasi në Bulqizë mungojnë mjekët specialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA