E ftuar ditën e sotme në ‘Top Talk’ ishte Nora Malaj, e cila diskutoi së bashku me moderatorin e emisionit Denis Dyrnjaja, rreth mundësisë së zgjedhjes së një gruaje në krye të shtetit.

Nora Malaj u shpreh se zgjedhja e një gruaje në krye të shtetit do të ishte një zgjidhje shumë e mirë, pasi gruaja është më largpamëse dhe ka vështrim piramide, që do të thotë se di të ruajë të gjitha vlerat e vendit.

Ajo u shpreh se vetë historia e ka pranuar që inteligjenca e një femre është më e mënçur se e një mashkulli, pasi siç e thotë edhe shprehja; pas çdo mashkulli të fortë qëndron një grua e mënçur. Gruaja të fal por nuk harron kurrë, kjo është një ndër arsyet themelore sipas Malajt, përse një grua duhet të jetë presidente.

Në fund, Malaj e mbylli fjalën e saj duke thënë se një grua nuk duhet të shihet si mëshirë por si privilegj që në kohët ku jemi të jetë ajo që lufton fort dhe e do fort këtë vend.

Denis Dyrnjaja:Pse mos të provojmë një grua, ka një dimension më shumë se një burrë, kemi një grua që i mbulon mistrecllëqet e këtyre njerëzve?

Nora Malaj: Nga aspekti psikosocial, burri shikon objektin  dhe do ta realizojë atë me të gjitha qëllimet, me përdorimin e mekanizmave të ndryshme dhe në fund justifikon qëllimin. Gruaja ka vështrim piramide, kur i jepet një gjë ajo si në këtë rast presidenca, është ruajtëse shumë e mirë është tredimensionale. Di të ruajë shtetin, shoqërinë dhe di të kërkojë llogari për gjithë atë që bëhet. Kush tha që nuk ka?

Denis Dyrnjaja: Unë pyes të gërmoj që ka.

Nora Malaj:Ajo që do të jetë presidente nuk do të jetë burrë-grua. Do të jetë në të gjitha aspekte një grua po do ngrejë edhe zërin por nuk do të presë koka. Do të jetë deri në ekstremin e limitit që të mos lejojë të priten koka.

Denis Dyrnjaja: Merkel është ajo që përshkruan të gjitha këto karakteristika.

Nora Malaj:Të gjithë i thanë halla dhe donin të ishin nipërit e saj. Gruaja është menaxheriale dhe sheh më shumë se mendja e burrit dhe prandaj thuhet mendje gruaje, jo diabolike por që ka mëmësinë dhe e ka të brendshme, edhe në politikë edhe në shoqëri nuk ndryshojnë.

Denis Dyrnjaja: Çështja e barazisë gjinore më tingëllon si lëmoshë në raport me gruan, nuk dua të jetë kështu.

Nora Malaj:Për hir të së vërtetës nuk e di deri më tani që një burrë ka lindur nga një burrë. Minimalisht e respekton dhe maksimalisht e do atë që e ka sjellë në jetë dhe nuk pse të shihet si lëmoshë një gjë të tillë. Në 2002 kur u bë ligji për integrimin gjinor, pikërisht atëherë hyra në politikë. Historia është e tillë që pas një burri të madh është një grua e mënçur, por historia nuk e pranon rëndësinë e madhe të gruas. Gruaja nuk duhet të shihet si mëshirë është faktor në jetën e përditshme dhe sa mirë je ti kur je pranë meje dhe sa keq je pranë një burri që të ngacmon dhe këtu unë fitoj një paritet, imagjino me një burr si do të konfliktosh se si të shprehë secili inteligjencën. Gruaja të fal dhe nuk harron kurrë prandaj duhet të jetë president. Në fund të ditës gruaja nuk e duron cot që një vajzë përdhunohet e trafikohet dhe nuk e duron dot që shoqëria të jetë e padrejtë me të gjithë që lindin të barabartë.

Në emër të jetës jo vetëm që duhet shikuar si vlerë dhe jo si mëshirë por si privilegj që në kohët ku jemi të kemi një grua që lufton fort dhe e do këtë vend fort.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA