Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha është pyetur nëse ndihet i shqetësuar për faktin se nuk ka asnjë kandidat përballë në zgjedhjet për kryetar.
Ish kryeministri u përgjigj se nuk është aspak problem pasi do të jetë një lider lider referendar, pasi të tjerët nuk e marrin përsipër të kandidojnë me të.
Berisha tha se kjo nuk ishte kërkesa e tij por një zgjidhje e tillë e nderon.
A ndiheni i shqetësuar që nuk ka kandidat tjetër përballë jush në zgjedhjet për kryetar?
Berisha: Pyetje është kjo? E pa kuptimtë, së pari dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshëm të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit kundër kandidimit të Sali Berishës. A mund ta imagjinoni, unë e kam shpallur publikisht dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo? E pashoqe kjo. Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentat, do ti dorëzoj dhe do ti drejtohem shqiptarëve.
Më vjen keq të dal në këtë çështje, unë do jem një lider referendar, i zgjedhur më referendum popullor, pra në qoftë se të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë, nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Kush të dojë ka një komision të përcaktojë çdo rregull. Me datën 22 Maj në qoftë se zgjidhem me referendum të mbarë demokratëve, nuk ishte kjo kërkesa imë por natyrisht kjo zgjidhje na nderon shumë.
Top Channel