Opinionisti Arjan Konomi dhe Alesja kanë debatuar në studion e Për’puthen, ku gjithçka nisi si pasojë e akuzave që ajo hodhi ndaj Rrushes dhe Astritit.
Të dy nuk i kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit, ndërsa diskutonin me tone të larta zëri. Arjani e quajti manipuluese Alesjan, ndërsa theksoi se fillon reagon sa herë nuk i pëlqejnë situatat.
“Në moment që nuk ecën edhe ti nis akuzat. Kur nuk të pëlqen diçka ngre akuza. Kërkon gjërat me një këmbëngulje të frikshme. Dyshoj kush janë prioritet e tua. Në moment që stë pëlqen një gjë fillon dhe manipulon”, tha opinionisti.
Në këtë puntatë Alesja akuzoi dyshen se ka pasur marrëdhënie jashtë programit, gjë e cila u hodh poshtë nga Rrushja.
Prej disa ditësh Alesja nuk ka reshtur me akuzat ndaj konkurrentëve të tjerë, kryesisht ndaj Rrushes dhe Astritit.
Alesja dhe Rrushja dikur shoqe të ngushta ditët e sotme gjithçka ka marrë fund dhe marrëdhënia e tyre vijon vetëm me debate.
Top Channel