
Juventusi siguroi pasditen e djeshme edhe matematikisht pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së kampionëve, që ishte edhe objektivi minimal i klubit bardhezi.
Por arritja e këtij synimi do t’u kushtojë 40 milionë euro torinezëve, pasi me sigurimin e një vendi në Champions sezonin e ardhshëm, aktivizohet klauzola që e detyron të blejë përfundimisht kartonin e Federico Chiesës.
Sulmuesi italian u transferua te bardhezinjtë verën e 2020-ës, në huazim 10 milionë euro, me të drejtë blerjeje, që shndërrohet në detyrim, në rast sigurimi të një vendi në zonën Champions këtë verë.
Sezoni i parë i Chiesës me fanellën e Juventusit ishte mjaft i mirë me 14 gola në 43 ndeshje, ndërsa këtë sezon sulmuesi pësoi një dëmtim të rëndë dhe e mbylli shumë herët./supersport
Top Channel