Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është përlotur në nisje të fjalimit të saj në Kuvendin e Partisë Demokratike.
Teksa po shkonte drejt foltores, e gjithë salla u ngrit në këmbë dhe e duartrokitën Topallin, duke bërë që kjo e fundit të emocionohej duke u përlotur. Topalli kujtoi herën e saj të fundit që ka qenë në Kuvendin e PD-së pas zgjedhjeve të 2013.
Jozefina Topalli: Herën e fundit qe kam qene ne Kuvend te Partisë tonë, ka qene pas zgjedhjeve te 2013. Ishim mësuar te ishim pjese e një partie qe fitonte zgjedhjet dhe sa here PD fitonte, ne ishim ne gjendje te benim ndryshime per mire. Kemi bere edhe gabime dhe sot besoj këtu biem dakord te gjithe. Por ama ne Pushtet qeverisnim, ne opozite ishim te forte dhe te vërtetë. Me lejoni te ndalem këtu tek opozita jone. Ne vitet me te gjata e te vështira te opozitës para 2005, askush nuk na quajti per opozite te rreme. Nuk e mendonim se mund te korruptoheshe ne opozite, nuk vinim gjoba; nuk shisnim misionin e opozitarizmit! Nuk këmbenim me Zarfe vendet e deputeteve, e nuk digjnim mandate. Nuk i iknim përgjegjësive dhe nuk imagjinonim te hidhnim gaz ndaj njerëzve tanë. Ishim mësuar te bënim beteja per te vërtetat tona, pavarësisht sa mund te kushtonte. Besonim se kishim per detyre te ishim mbrojte sit e te drejtave e lirive te qytetareve, gardiane te interesit publik; te mbanim nen kontroll qeverinë. Ishim mësuar te mos tërhiqeshim as nga kërcenimet…
Top Channel