Nga vëzhgimi ajror deri te lëshimi i raketave/ Luftë moderne me dronë në front

29/04/2022 08:52

Lufta e Ukrainës po tregon qartë se dronët janë pjesë e luftës moderne. Dronët kryejnë detyra të ndryshme – nga vëzhgimi ajror deri te lëshimi i raketave.

Sipas të dhënave të Pentagonit SHBA ka zhvilluar një tip të ri dronësh, që u përgjigjen kërkesave të ushtrisë ukrainase dhe që do të vazhdojë të përshtatet edhe më tej: “Phoenix Ghost” quhet aparati fluturues. „Në bisedë me ukrainasit lidhur me kërkesat që kanë, ne arritëm në përfundimin se ky aparat special u përgjigjet shumë mirë kërkesave të tyre, sidomos për Ukrainën lindore,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Zhvillimi i këtij droni ka filluar para zhvillimit të luftës së Ukrainës dhe do të zhvillohet edhe më tej për t’iu përshtatur kërkesave të ukrainasve. Më shumë se 120 drone të tilla do të dërgohen në Ukrainë, në kuadër të ndihmës ushtarake amerikane prej 800 millionë dollarësh amerikanë. Që kur u bë e ditur kjo është duke u diskutuar për specifikat e Phoenix Ghost: Çfarë pamje ka? Çfarë ndryshimi ka me sistemet e deritanishme të armëve?

Shumë gjëra nuk dihen. Fotografi nuk ka. Phoenix Ghost është zhvilluar nga sipërmarrja amerikane e armativeve, Aevex Aerospace në bashkëpunim me forcat ajrore amerikane, të cilët po ashtu nuk kanë dhënë detaje. Për të punuar me dronë nevojitet trajnim minimal, tha më tej zëdhënësi i Pentagonit, Kirby.

Droni i re u ngjan dronëve të ashtuquajtura Switchblade, të prodhuara nga AeroVironment, po ashtu amerikan. Ai është zhvilluar për t’u përdorur nga njësitë speciale amerikane në Afganistan. Në vitin 2012, ushtria amerikane pajisi trupat e veta me to.

Dronë kamikaze “Switchblade” 

Dronët e tipit Switchblade, dronë që mbahen në çantën e shpinës, bëjnë pjesë në kategorinë e “Loitering Munition” ose “Loitering Weapon”, që do të thotë diçka e tillë si „municione ose armë të lëna vërdallë dhe që nuk janë në përdorim”.

“Ato janë një lloj përzierje rakete dhe droneje”, shpjegon për Deutsche Wellen, Arthur Holland Michel, Autor dhe anëtar i Këshillit Carnegie Council për etikë në çështjet ndërkombëtare në Barcelonë.

Switchblade-Drohne von AeroVironment

Loitering Munition ose Loitering Weapons quhen armët e manovrueshme që vihen në përdorim me telekomandë dhe ndizen fillimisht pa pasur ndonjë objektiv të caktuar, por lëshohen në rajonin e synuar, ku vijnë vërdallë për një kohë të gjatë deri sa me anë të një linku të dhënash operatori që ndodhet në tokë, i cakton një objektiv të cilin droni e godet. Në varësi nga modeli, në bazë të sistemit të sensorëve, objektivat që shfaqen mund të zbulohen, klasifikohen dhe të sulmohen në mënyrë autonome.

Konceptet Loitering Munition ose Loitering Weapon nuk janë ende shumë të përhapur. Kjo kategori armësh u bë e njohur fillimisht në luftën në Bergkarabach 2020, kur Azerbaxhiani vuri në përdorim sasi të mëdha të tyre.

Switchblade-Drohne von AeroVironment

Dronët Switchblade, që shqip do përkthehej si thikë me sustë, ekzistojnë në variacione të ndryshme. Modeli më i vogël peshon 2,5 kilogram, ka rreze 10 kilometra dhe mund të vijë vërdallë në ajër për 15 minuta. Variacioni më i madh peshon 15 kilogram dhe ka rreze veprimi 40 kilometra dhe kohë fluturimi 40 minuta.

Dobia: “Në krahasim me dronë e mëdhenj, ky tip nuk ka nevojë për aerodrom ose shumë infrastrukturë, për ta vënë në punë,” thotë Michel. “Dhe ndryshe nga raketa, droni ka më shumë kohë për të identifikuar objektivin, për të krijuar një imazh për gjendjen dhe për ta lëshuar raketën e drones si të thuash me dorë, ose për të qëlluar objektivin me ndihmën e një dalluesi objektivësh. Në këtë mënyrë kombinohen aftësitë e të dy sistemeve të armëve.” Dronët Switchblade, quhen edhe dronë kamikaz, sepse gjatë sulmit ato shkatërrojnë edhe veten. 

I përmirësuar: Phoenix Ghost

Dronet Phoenix Ghost kanë aftësi të ngjashme, por nuk janë tamam njësoj, thotë Kirby. David Deptula, gjeneral-lojtnant në pension, dekan i Institutit Mitchell për studimet në hapësirë dhe anëtar i kryesisë së sipërmarrjes Aevex Aerospace, jep për  “Politico” disa informacione më tepër – të cilat nuk janë konfirmuar deri tani.

Vector Drohne Quantum-SystemQuantum-System

Sipas tij, Phoenix Ghost janë po ashtu dronë njëpërdorimësh, por duke pasur gjashtë orë fluturimi mund të qëndrojnë në ajër shumë më tepër se sa dronet e tjera. Po ashtu, ato nisen vertikalisht, pra kursejnë shumë vend, dhe mund të operojnë edhe gjatë natës me anë të sensorëve infrarot, thotë Deptula. Ky është e efektshme për tu përdorur kundër „objektivave tokësorë tanke gjysmë të rëndë”.

Flamurtar “Bayraktar TB2”

Tek kategoria e „dronëve më të mëdhenj” për të cilat flet Michel, bëjnë pjesë ata luftarakë dhe zbulues turk të tipit Bayraktar TB2. Edhe ato janë në përdorim në luftën e Ukrainës. Fjala turqisht “Bayraktar” do të thotë në gjermanisht “Fahnenträger”, shqip Flamurtar.

Ky dron është zhvilluar në vitin 2014 nga firma Baykar. Bayraktar TB2 është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram. Ai është krejtësisht autonom, mund të qëndrojë në ajër 24 orë pa pushim, arrin lartësinë e fluturimit 7300 metra dhe ka shpejtësi maksimale rreth 220 kilometra në orë. Në modus autonom ai mund të ndizet pa drejtim të ndonjë koordinatori në tokë, mund të fluturojë drejt një objektivi të programuar, të bëjë zbulime, të kthehet mbrapsht dhe të ulet në tokë krejtësisht e pavarur. Rrezja maksimale e veprimit është 150 kilometra.

“Vector”: Teknologji gjermane për Ukrainën

Për misionet e zbulimit forcat e armatosura të Ukrainës mund të përdorin tani edhe dronët e zbulimit të firmës bavareze, Quantum Systems. “Dronët tanë të parë ndodhen tashmë faktikisht në Ukrainë,” thotë shefi i firmës, Florian Seibel duke folur për Redaktions-Netzwerk Deutschland (RND). Furnizime të tjera janë planifikuar. Edhe gazeta londineze “The Times” ka shkruar për këtë gjë.

SHIFT vom 26.04.2022 | Seedcopter

Pesë ditë u deshën që nga vendosja e kontaktit të parë deri tek nënshkrimi i kontratës dhe pak më vonë tre luftëtarë ukrainas dërguan në Bavari një selfie me drohnet e marra. Drohni ka emrin “Vector” dhe kushton rreth 180.000 euro. Çmimin e blerjes e kanë paguar multimilionerët ukrainas nga xhepi i tyre, si „ndihmë për komandon territoriale në mbrojtje të Dnipros,” thuhet në artikullin e shkruar në RND.

Lidhjen midis luftëtarëve dhe firmës në Bavari e vendosi Konsullata ukrainase në Mynih. Droni gjerman, Vector, nuk është armë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai nuk mund të hedhë bomba, sepse nuk është bërë për këtë punë. Por nëse bëhet lidhja përkatëse digjitale, aimund të kthehet në pjesë të një sistemi armësh, shkruan RND.

Vector është shumë i preferuar, sepse ka teknologji shumë të përparuar në fluturim dhe në transferimin e videove. Ukrainasit duan që me ndihmën e droneve të organizojnë sa më mirë artilerinë e tyre, për shembull kundër tankeve ruse që janë duke u afruar.

Për këtë gjë, Vector është perfekt: Ai mund të montohet pa pasur vegla, megjithë tre metrat gjerësi Vector nuk ka nevojë për pistë starti, përkatësisht ngrihet vertikalisht, njësoj si Phoenix Ghost. Vector dërgon në kohë reale video me kualitet të lartë për një zonë mbi 15 kilometra dhe qëndron në ajër deri në dy orë. Edhe njësitë speciale amerikane kanë porositur dronë Vector në vlerën e 7 milionë eurove dhe ushtria gjermane ka porositur tetë të tillë, thotë shefi i firmës Seibel për RND.

Ukraina: Flotë ndërkombëtare dronësh  

Edhe Japonia ka dërguar dronë në Ukrainë. Sipas ministrisë japoneze të Mbrojtjes me kërkesë të Ukrainës janë dërguar atje dronë, maska dhe veshje mbrojtëse. Por ushtarët ukrainas përdorin edhe dronë vendas. Më e përhapura ndër to është Leleka-100. Aparati fluturues 5 kilogramësh prodhohet nga firma Deviro me seli në Dnipro, në Ukrainën qendrore. “Leleka”në gjuhën e Ukrainës, do të thotë lejlek.

Switchblade - Drohne des US Militärs

Ndërkohë duket se Rusia nuk i përdor shumë dronët. Aty ndodhet në përdorim më shumë droni Orlan 10, (shqiponja/10), një dron i vogël zbulimi dhe vëzhgimi, i prodhuar në qendrën për teknologji speciale në Sant Petersburg. Me një gjerësi 3,10 metra ai fluturon deri në 100 kilometra dhe mund të përdoret për të precizuar goditjet e artilerisë. Sistemi i zbulimit është ndërtuar shumë thjeshtë: Kamera për xhirimet nga ajri të serisë Canon-EOS-D- si dhe videokamera dhe kamera termike.

Një skenar horrori etik

Por megjithë këto hapa të zhvilluar nuk duhen lënë jashtë vëmendjes sfidat dhe rreziqet që dalin nga rritja e autonomisë së sistemit të armëve, pranon eksperti i dronëve, Arthur Holland Michel në një mesazh në twitter. Për shembull:

A kanë ndërgjegje të mjaftueshme përdoruesit në një situatë të caktuar për të marrë vendimin për përdorimin e dhunës? A i ofrojnë armët përdoruesve mundësi të mjaftueshme kontrolli për të pasur kujdes gjatë sulmit? A janë armët të manipulueshme ose të ndjeshme ndaj sulmeve të hakerave, gjë që mund të çojë në aksidente dhe dëme të paparashikueshme? Nëse sistemi shkakton dëme të paparashikueshme, a ekzistojnë kanale të qarta për njerëzit që të marrin përgjegjësinë për këto dëme? Si mund të mënjanohen rreziqet dhe të respektohen standartet e sigurisë? Si mund të mbrohen civilët?

„Me çdo funksion autonom shtesë, që u jepet armëve të tilla shumëfishohen shqetësimet. Prandaj unë dua të inkurajoj njerëzit që të përqëndrohen tek funksionet e veçanta të automatizimit të këtyre sistemeve dhe tek rreziqet specifike që mund të lindin, nëse këto funksione nuk punojnë,” thotë Michel. Zhvillimi i sistemeve të armëve që drejtohen me telekomandë ose janë armë autonome ecën përpara me shpejtësi, shqetësimet mbesin. Luftëra dronesh autonomë janë një skenar horrori etik./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA