“Lufta në Ukrainë është një absurditet i shekullit të 21-të”: Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nuk e përmbajti dot veten përpara shkatërrimit e dhimbjes njerëzore që pa nga afër në qytezën e  Borodjankës pranë Kievit, një prej zonave ku u panë më qartë shenjat e torturës pas largimit të trupave ruse nga ai rajon më herët gjatë këtij muaji.

Guterres: Imagjinoj familjen time në njërën prej këtyre shtëpive që tani është e shkatërruar dhe e nxirë nga zjarri. Shoh mbesat e mia duke u larguar në panik. Lufta është absurditet në shekullin 21. Lufta është djallëzore. Nuk ka mundësi që një luftë të pranohet në këtë shekull.

Tërheqja e forcave ruse nga rajoni pranë kryeqytetit ukrainas nxorri në dritë të dhëna të tmerrshme për vrasje brutale, tortura, varreza masive dhe shënjestrim të civilëve.

Një sërë vendesh, si edhe vetë OKB-ja i kanë kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale që të hetojë për të vërtetuar nëse në Ukrainë janë kryer krime lufte.

Guterres përsëriti mbështetjen e plotëpër këtë Gjykatë e i bëri thirrje Federatës Ruse të pranojë bashkëpunimin me të. “Kur flasim për krime lufte, ne nuk duhet të harrojmë që krimi më i madh është vetë lufta”, tha shefi i OKB-së. Moska vetë nuk i pranon akuzat e shënjestrimit të civilëve, pavarësisht dëshmive tronditëse që vazhdojnë të mbërrijnë nga vendi i mësyrë në mënyrë krejtësisht të paprovokuar nga fqinji i vet më i madh në 24 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA