A do ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut nëse negociatat nuk hapen? Rama përgjigjet me batutë: Shamia e beqarit duhet djegur me kujdes

28/04/2022 15:39

Nëse negociatat me BE nuk do të hapen në qershor Shqipëria do të kërkojë ta ndahet në këtë proces nga Maqedonia e Veriut. Kështu u shpreh në konferencën për mediat kryeministri Edi Rama, ndërsa zgjodhi t’i përgjigjet me batutë interesit të gazetarëve lidhur me këtë proces.

Fokusi është për të bindur Bullgarinë. Duhet të bëjmë çmos që në qershor t’i kemi të dyja PO-të. Mund të dukej më e lehtë që Shqipëria ta kishte filluar me kohë, por ne jemi një vend me

Duhet të kuptojmë edhe pjesën tjetër. S’mund ti biem këmbët a tani o rash e vdiqa  se ndryshe na mbyllin në banjo. Atë që na takon mund ta marrim vetëm bashkë.

Nëse edhe këtë rast nuk funksionon do ndryshojmë kursin. Dhe do kemi mirëkuptim. Duhet djegur me kujdes shamia e beqarit, kam eksperiencë për këtë.” u shpreh Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA