Me afrimin e Ditës Kombëtare të të Pagjeturve, familjarët e viktimave të luftës tash po presin në vizitë politikanët.

Çdo vit në përvjetor e data të veçanta edhe gratë e Krushës së Madhe dëgjojnë të njëjtat deklarata të ndihmës, e për to zhgënjimi është i pranishëm.

Vështirësitë financiare janë të mëdha për gratë vetushqyese të Krushës, që kërkojnë edhe një qartësim të statusit të tyre dhe familjarëve që rezultojnë të zhdukur që nga lufta e Kosovës.

Fahrije Hoti:Nga ju presim se çka po boni për këtë kategori të grave që ndoshta një pjesë jemi të zhgënjyer që fati i personave të pagjetur është aty ku është, as nuk e kemi një ligj të veçantë për personat e pagjetur, por edhe  pensionet e kategorisë së viktimave civile të luftës, kanë ngecur aty ku janë e nuk ka pas rritje tash e sa vjet.

Gratë e Krushës, më 24 mars të 1999-ës ishin dëshmitare të vrasjes së 241 burrave e djemve të tyre nga policë e paramilitarë serbë.

Nga masakra e Krushës së Madhe nuk dihet fati i 60 prej të vrarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA