26/12 18:25
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, u prit sot në një takim nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Duke folur në fillim të bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thekson nevojën për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Guterres, i cili gjithashtu do të takohet me presidentin Vladimir Putin sot, thotë se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog, një armëpushim dhe në fund, paqe.
Ne kemi nevojë për një armëpushim “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Top Channel