Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër, për çfarë akuzohet
26/04/2022 09:26
Drejtori i komanduar në burgun e Reçit në Shkodër, Ervis Zika është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe vjedhje.
Ervis Zika u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, konfirmoi mbrëmjen e djeshme ministria e Drejtësisë.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Burime pranë prokurorisë së Shkodrës bëjnë me dije se Zika ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda ambienteve të burgut.
Top Channel