Pas thashethemeve të shumta në lidhje me raportet e saj me Mauro Icardin, duket se Wanda Nara ka menduar edhe për mbi 12 milionë ndjekësit në Instagram, pasi ka tërhequr vëmendjen e tyre me fotot e hedhura së fundi

“Lumë” komentesh dhe komplimentesh për modelen argjentinase, teksa ka nga ata që sjellin në vëmendje edhe faktin që për më tepër, Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve me Mauro Icardin.

Krahas fotove “hot”, bukuroshja argjentinase ka pasur edhe një dedikim për bashkëshortin e saj, Mauro Icardi, i cili vetëm pak ditë më parë festoi titullin kampion me Paris Saint Germain.

“Unë dua që jeta të të kthejë vetëm pak nga dashuria, kujdesi dhe gjithçka që më jep. Mund të mos jem gruaja më e mirë në botë, por ajo për të cilën mund të jesh i sigurt është se unë jam ajo që vdes nga lumturia për çdo arritje tënden ose vdes nga trishtimi kur gjërat nuk shkojnë mirë”, shkruan ndër të tjera Wanda.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel