Derbi i Manchesterit ndizet në merkato, City pas objektivit të United

24/04/2022 12:16

Në klubin e Manchester City duket se po përgatiten për një merakto verore të nxehtë. Teksa janë drejt përfundimit të marrëveshjes me Erling Haaland, drejtuesit e The Citizens po mendojnë t’i bëjnë edhe një tjetër dhuratë trajnerit Pep Guardiola. Objektivi është Declan Rice i West Ham, i cili prej kohësh ndiqet nga Manchester United.

City mund të jetë destinacioni i duhur me teknikun Pep Guardiola që do t’i shtonte organikës së tij klas dhe muskuj në repartin e mesfushës. Problem i vetëm është kërkesa e lartë prej më shumë se 100 milionë paund që West Ham pretendon për shërbimet e 23-vjeçarit, megjithatë City ka treguar se është në gjendje të bëjë çmenduri në merkato.

Nëse ia del të transferojë Rice, atëherë City do të siguronte një nga mesfushorët më të mirë në Premier League ndërsa nga ana tjetër do t’i jepte edhe një goditje rivalëve nga i njëjti qytet.

Top Channel