4 gola në ndeshjen e fundit, Guardiola: Nuk më intereson nëse largohet sulmuesi…

24/04/2022 09:20

Në ndeshjen ndaj Watford, Gabriel Jesus ishte autor i një nga ndeshjeve më të mira me fanellën e Manchester City.

The Citizens triumfuan me rezultatin e thellë 5-1 ndërsa braziliani shënoi katër gola dhe dhuroi një asist duke u shndërruar në heroin e trajnerit Pep Guardiola, të paktën për një pasdite.

Tekniku spanjoll theksoi se sulmuesi e bëri të ndihet si njeriu më i lumtur, megjithatë Guardiola nuk pranoi të fliste mbi rinovimin e Jesus duke theksuar se për të ka pak rëndësi nëse një lojtar largohet apo jo në fundin e sezonit.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë në fundin e sezonit me Jesus, por më ka bërë njeriun më të lumtur. Jesus është një lojtar i City-t dhe kur bën ndeshje të tilla unë ndjehem shumë mirë. Të gjithë lojtarët janë të lumtur kur luajnë 90 minuta, por unë nuk e di çfarë do të ndodhë në fund të sezonit nëse Jesus do të rinovojë apo do të largohet.

Sinqerisht nuk e di dhe nuk më intereson në këtë pikë të sezonit. unë tani jam i përqëndruar vetëm te ideja për t’i përmirësuar futbollistët dhe për të provuar të fitoj trofe. Fundit më pas nuk i dihet”, u shpreh Guardiola.

Top Channel