Declan Rice refuzon për herë të tretë West Hamin, klubet e Manchesterit gati të përfitojnë

22/04/2022 21:59

Për West Hamin, rinovimi i Declan Rice është çështje e mprehtë për t’u zgjidhur. Mesfushori shkatërrues anglez është një nga lojtarët më të dëshiruar në Premier League.

Me një vlerë tregu që kap shifrën 75 milionë euro, sipas Transfermarkt, mesfushori është objektivi i klubeve të Manchesterit, City dhe United.

Sipas Fabrizio Romanos, një gazetar i specializuar në transferimet e futbollistëve, Rice ka refuzuar ofertën e tretë të rinovimit të West Hamit dhe po i tensionon marrëdhëniet me klubin pikërisht në momentin që po afrohet fundi i sezonit.

Zgjidhja më e mirë për të dyja palët do të jetë transferimi në një klub tjetër, kuptohet nëse vjen oferta e duhur.

Top Channel