“Nuk do e lëmë vetëm Ukrainën”, kryeministrat e Spanjës e Danimarkës shkojnë në Borodianka

21/04/2022 14:05

Kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ndau një video të tij dhe homologes së tij daneze, Mette Frederiksen, duke vizituar Borodiankan, një qytet në rajonin e Kievit.

Sanchez shkroi se ishte “i tronditur kur dëshmoi tmerrin dhe mizoritë e luftës së Putinit në rrugët e Borodyanka”.

“Ne nuk do ta lëmë popullin ukrainas vetëm” shkroi ai.

Frederiksen u zotua të dërgonte më shumë armë në Ukrainë. Zyra e saj tha se bisedimet me presidentin ukrainas do të fokusohen në mbështetjen e mëtejshme për ukrainasit dhe ndjekjen penale të “krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA