PSG me një dorë tek titulli/ Fitorja 2-1 me Marseille, e çon diferecën në 15 pikë me ndjekësit

18/04/2022 15:10

Për Paris Saint Germainin ka nisur numërimi mbrapsht për fitoren e titullit kampion në Ligue 1.

Në ndeshjen e javës së 32, skuadra e Mauricio Pochettinos mundi Marseillen me rezultatin 2-1 duke e cuar në 15 diferencën e pikëve pikërisht me skuadrën marsejeze dhe mund të mbyllë matematikisht që në ndeshjen e radhës, atë me Angers që do të luhet të mërkurën.

Neymar zhbllokoi takimin pas 12 minutash loje skuadra e Pochettinos fitoi një 11 metërsh që u kthye në gol nga Kylian Mbappe për t’i dhënë avantazhin 2-1 Paris Saint Germainit. Më këtë fitore Paris Saint Germainit hipotekon titullin në Francë

Top Channel