Benzema, mrekulli për Pashkë. Real Madrid, fiton 3-2 përballë Sevillas dhe i afrohet titullit kampion

18/04/2022 15:10

Reali i Madridit i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion në Spanjë.

Skuadra e Carlo Ancelottit mori një fitore shumë të rëndësishme në Sanchez Piz\Huan ndaj Sevillas me rezultatin 3-2 në një ndeshje ku u detyrua të bëjë përmbysje në rezultat.

25 minutat e para ishin të gjitha për Sevillan që mori avantazhin e dyfishtë 2-0 në këtë ndeshjes. Në fillimin e pjesës së dytë Ancelotti hodhi në fushë Rodrygon dhe kjo lëvizje rezultoi e suksesshme pasi ky i fundit menjëherë shënoi duke shkurtuar rezultatin në 2-1.

Nuk vonoi shumë dhe Reali barazoi shifrat në 2-2 me Nachon e sapoaktivizuar.

Në këtë pikë Reali e ndjeu se mund të përmbyste rezultatin dhe në minutën e 92 e realizoi këtë teksa shënoi me karim Benzema golin që vulosi fitoren 3-2 të skuadrës merenges

Top Channel