Botërori 2030, finalja do të luhet në Marok? Stadiumi do të ketë 115 mijë vende
Laçi është rikthyer te fitorja pas shtatë javëve në kampionat dhe pas tre javëve që nga ndeshja e fundit me Teutën në kupë, ndërsa ka ndëshkuar më tej ekipin e Dinamos që tashmë duket pa asnjë shpresë.
Kurbinasit morën avantazhin e kësaj përballjeje që në sekondën e 33-të të sfidës, me Saliou Guindo që shënoi për vendasit.
Pjesa e parë e kësaj përballjeje u dominua totalisht nga vendasit, ndonëse 45-minutshi i parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Në fraksionin e dytë Dinamo do të kthehej më kërkues dhe do të vendoste në disa raste në vështirësi Dajsinani dhe mbrojtjen e Laçit, ndërsa në minutën e 60’ Devid Fejzulla, që bëri sot edhe ndeshjen debutuese për sezonin 2021-2022, do të shënonte golin e barazimit.
Megjithatë ky barazim do të zgjaste deri në minutën e 87’, ku Dejan Zarubica do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë dhe do t’i jepte fitoren kurbinasve, me penalltinë që u fitua nga Shehu pas një ndërhyrjeje në zonë nga Reginaldo.
Pas takimit të raundit të 29-të të Abissnet Superiore Laçi shkon në kuotën e 50 pikëve në vend të dytë, teksa Dinamo rrënohet në kuotën e 23 pikëve në vendin e nëntë.
Laçi-Dinamo (2-1)
Abissnet Superiore java e 29-të
87’-Goool! Dejan Zarubica merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe shënon. Laçi-Dinamo (2-1)
84’-Penallti për Laçin, Reginaldo bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Shehut.
83’-Simoni shpëton dy herë brenda sekondave portën, pas një goditje nga Spahiu e më pas pret edhe goditjen e Guindos.
80’-Dinamo kërkon të marrë avantazhin me Mihanën, por ky i fundit e dërgon topin te Dajsinani, i cili reagon mjaft mirë dhe e ndal.
74’-Agim Ibraimi shumë pranë golit, gjatë një rrëmuje në portën e Laçit, kapiteni i Dinamos godet topin për të gjetur rrugën drejt rrjetës, por nuk e dërgon në koordinatat e sakta.
73’-Siljanovski e godet me shumë forcë topin nga distanca dhe rrezikon portën e Laçit, por ndalet nga Dajsinani.
71’-Pas një asisti nga Spahiu, Adeleke tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës. E gjuan topin në forcë, por nuk e dërgon dot në portë.
66’-Adeleke niset me shpejtësi dhe tenton të shënojë golin e dytë për Laçin, por ndalet në momentin e fundit nga Simon.
60’-Gool! Debuton me gol, Devid Fejzulla barazon rezultatin e Laçi-Dinamo.
Nis pjesa e dytë e Laçi-Dinamo (1-0).
Mbyllet pjesa e parë e Laçi-Dinamo, kurbinasit mbrojnë avantazhin e marrë në sekondën e 33-të të përballjes.
41’-Pas një gabimi nga Ignjatovic, Reginaldo niset në kundërsulm dhe tenton për të marrë barazimin, por në fund nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.
38’-Guindo humbet një super rast, pas një asisti nga Mazrekaj, Saliou nuk ia del ta dërgojë topin në portë.
36’-Deliu provon të gjejë golin nga distanca, por e dërgon topin larg portës.
35’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Deliut, Demiri ndëshkohet me karton të verdhë.
33’-Superpritje nga Simoni. Portieri shpëton Dinamon pasi një koordinimi mes Mazrekaj-Velija-Adeleke, me këtë të fundit që realizoi një goditje të rrezikshme.
20’-Reginaldo godet me kokë në drejtim të portës së Laçit, por ndalet mjaft mirë nga Dajsinani.
15’-Sofranac tenton të gjejë barazimin pas një rrëmuje në portën e Dajsinanit, por ndalet pasi e dërgon topin në drejtim te Velkovski.
08’-Ibraimi kërkon barazimin në një goditje dënimi, megjithatë nuk ia del ta dërgojë topin në destinacion.
06’-Guindo kërkon të dyfishojë rezultatin, por pasi pengohet nga mbrojtja e Dinamos nuk ia del ta dërgojë topin në portë.
Goool! Guindo realizon që në sekondën e 33-të, zhbllokohet sfida Laçi-Dinamo.
Nis sfida Laçi-Dinamo, e vlefshme për raundin e 29-të të Abissnet Superiore.
Formacionet zyrtare:
LAÇI (4-3-3): Dajsinani; Velija, Ignjatovic, Velkoksi, Ziko; Shehu, Ujka, Deliu; Adeleke, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro.
DINAMO (4-3-3): Simoni; Prodani, Sofranca, Mija, Bardhi; Siljanovki, Demiri, Fejzulla; Denisson, Reginaldo, Ibraimi. Trajner: Rodolfo Vanoli.
Arbitër: Florian Lata, asistent i parë: Orgest Grabova, asistent i dytë: Rexhino Mersinasi. VAR: Olsion Yzeiraj, AVAR: Elvis Gjoka.
Top Channel