Kur s’të intereson për VAR-in, në Afrikë jepet penalltia më qesharake në histori!

17/04/2022 17:19

VAR-i ka ulur numrin e gabimeve të arbitrave, por ka edhe raste kur teknologjia nuk shërben aspak, pasi gjyqtari e ka ndarë mendjen për të gabuar.

Një rast pothuajse i pabesueshëm është regjistruar në Champions League e Afrikës, saktësisht në sfidën Al Ahly (Egjipt) – Raja Casablanca (Marok).

Vendasit fituan 2-1 takimin e parë çerekfinal, sfidë që u zhbllokua nga penalltia më qesharake që është akorduar ndonjëherë!

Ishte minuta e 13-të kur arbitri 34-vjeçar nga Republika Demokratike e Kongos, Jean Ndala, dha penallti për vendasit për një prekje me dorë, të cilën vetëm ai e “pa”.

E bukura është se arbitri pa aksionin në VAR dhe u nis menjëherë drejt pikës së bardhë. Protestave të lojtarëve miq u shpëtoi duke deklaruar se kishte prekje më dorë…

El Solia u tregua i saktë dhe pjesa e parë përfundoi 2-1 për vendasit. Raja luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 60′, teksa Al Ahly humbi një penallti në fraksionin e dytë.

Polemika pafund janë krijuar në lidhje me gjykimin e kësaj ndeshje, teksa skuadra gjysmëfinaliste do të mësohet pas përballjes së kthimit, që do të zhvillohet në Marok më 23 prill.

Top Channel