Kroos shuan shpresat e Chelsea, Ancelotti: Folëm ballë për ballë si burrat

17/04/2022 10:59

Toni Kroos nuk e priti aspak mirë zëvendësimin që i bëri Carlo Ancelotti në mesjavë përballë Chelsea. Trajneri i Real Madrid ndërhyri çerek ore përpara fundit, ndërkohë që skuadra e Tuchel kryesonte 0-2, duke futur Eduardo Camavinga në vend të gjermanit.

Dalja nga fusha e zemëroi Kross, i cili shfryu ndaj Ancelottit. Ky i fundit ka sqaruar gjithçka me 32-vjeçarin, çështje të cilën e mbylli përfundimisht me një buzëqeshje. “Nuk u ofendova nga gjesti i tij, ai ishte i inatosur me trajnerin dhe jo personin tim.

Folëm ballë për ballë dhe zgjidhëm gjithçka, nuk ka asnjë problem mes nesh. Toni, përveç aspektit sportiv, është një person me nivel të lartë. Gjithçka përfundoi pas ndeshjes”, deklaroi Ancelotti.

Ndërkohë, vetëm mesfushori ka reaguar pas zërave nga Gjermania që e lidhnin me një transferim te Chelsea në merkaton e verës. “Absurditet”, shkruan Kroos, nën kontratë me Real Madrid deri në 2023.

Top Channel