Tirana nuk ka ndërmend të hapë rrugë e as të ulë marshin pavarësisht se me fitoren e sotme në Rrogozhinë e çon në 19 pikë diferencën me vendin e dytë.

Pas 4 ndeshjesh me rezultate pozitive skuadra e Egnatias rikthehet tek humbja dhe këtë gjë e tregon vrulli i i bardhebluve që shënojnë në që në minutën e parë me Redon Xhixhën.

Pjesa e parë përfundoi me këto shifra ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë është kapiteni i Tiranës Hoxhallari ai që shënon një gol mjaft të bukur me goditje standarde duke shtangur kundërshtarët.

Pak minuta më pas Najdovski shënon edhe golin e tretë duke vulosur përfundimisht fitoren e 20-të në 29 javë të këtij sezoni, ndërkohë që Egnatia mbetet në vendin e tetë të play offf-it 1 pikë më pak se Teuta që do të luaj nesër ndeshjen e saj dhe 6 prapa Kastriotit i cili bën një tjetër mrekulli.

Krutanët kanë mundur 1-0 Kukësin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Kamzës duke vazhduar të befasojnë këdo në Supreriore që nga muaji janar.

Edhe pse me diferenca në letër, si për investime apo paraqitjen sezonale në përgjithësi, skuadra e drejtuar nga Emiljano Cela ka marrë një tjetër fitore duke e çuar në 7 ndeshje radhazi me rezultate pozitive këtë ecuri të tyre dhe duke regjistruar, falë golit të Bedri Grecës në këtë javë të 29-të, fitoren e 6 radhazi duke u ngjitur në vendin e gjashtë.

Top Channel