Tirana bind edhe ndaj Egnatias, matematika e ndan nga titulli

16/04/2022 17:41

Tirana gjithnjë e më pranë titullit kampion. Bardheblutë nuk kanë ndërmend të ulin ritmin dhe pasditen e sotme kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e pastër 0-3 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, duke iu afruar edhe më shumë  titullit.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 66 pikëve dhe në një nga dy ndeshjet e radhës mund të festojë zyrtarisht titullin kampion, ndërsa Egnatia mbetet në zonën e Play Out-it për shmangien e të cilës do të luftojë deri në fund ndaj Teutës./Super Sport

Top Channel