Shkoi me vonesë në stërvitje me makinë Ferrari, lojtarit të PSG-së nuk i hapin derën

16/04/2022 21:41

“Mendoj se kemi videon e vitit…”.

Kështu pretendoi në një postim në Twitter ‘PSG Community”, që kishte mundur të siguronte pamjet e një ngjarjeje kurioze gjatë seancës së fundit stërvitore të skuadrës franceze PSG.

Mbrojtësi Layvin Kurzawa mbërriti me 15 minuta vonesë në ambientet sportive të PSG-së, në “Camp des Loges, askush nuk ia hapi derën dhe ai duhej të largohej prej andej pa mundur të hynte në kompleks.

Futbollisti francez priti me makinën e tij spektakolare sportive në portën kryesore për të hyrë në ambientet e brendshme të kompleksit stërvitor dhe në fund nuk i mbeti gjë tjetër veçse të kthehej dhe të gjente një hyrje tjetër për t’iu bashkuar lojtarëve të tjerë, që e kishin nisur më herët stërvitjen./Super Sport

Top Channel