Mbrojtësi kuqezi shkel kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq

16/04/2022 19:07

Ivan Balliu ndëshkohet për herë të parë në këtë sezon me karton të kuq.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare nuk ishte dakord me vendimin e kryesorit, por vendimi ishte i pakthyeshëm dhe lojtari i formuar në akademinë e Barcelonës ishte I detyruat të linte fushën.

Goli i shënuar nga Joselu në minutën e 64-ën i dha fitoren Alavesit pas katër humbjeve radhazi në La Liga. Skuadra baske gjithsesi mbetet në zonën e ftohtë në vendin e parafundit me 25 pikë, katër më pak se Mallorca dhe Granada, aktualisht jashtë zonës së ftohtë. Rayo Vallecano, pas kësaj humbjeje, mbetet në vendin e 14-të me 34 pikë./Super Sport

Top Channel