Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje” është kapur nga policia e Dibrës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shoshaj”, është kapur 49-vjeçari i identifikuar si Shkëlzen Tefaj, banues në fshatin Shoshaj, Mat.
Gjykata e Apelit Tiranë pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Tefaj, ishte arrestuar më parë nga Policia ( dhjetor, 2020), pasi shërbimet e Policisë i gjetën në banesë një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2020, ndaj tij caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Pas vendimit të Apelit e cila e dënoi me dy vite burg ky shtetas që prej 28 marsit 2022 u largua nga banesa dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.
Top Channel