Përse të gjithë ne fillojmë të stërvitemi në dimër? Ja çfarë thonë ekspertët
Që prej rrugëtimit të tij në Big Brother VIP, Donald Veshaj është në qendër të vëmendjes për shkak të historive të dashurisë. Në reagimin e fundit tha se ka bërë gabime dhe po përpiqet të rifitojë sërish Borën.
Por një nga dilemat e ndjekësve të tij është se kur do të nisë emisioni “Më lër të flas”. I zënë ‘kurth’ nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio, Donaldi zbuloi se shumë shpejt vjen programi që do të fillojë transmetimin në Top Channel.
Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në rrjet’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonat nga gazetarja e emisionit e cila i tregoi idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë. Aktori u shpreh se i pëlqen shumë ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”.
Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni, Donaldi tha: “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”. Gazetarja i tha “Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, e ky i fundit i tha: “Vjen shumë shpejt në Top Channel”.
Kështu ai ka konfirmuar se emisioni i tyre do vijë shumë shpejt në ekran.
Top Channel