Që prej rrugëtimit të tij në Big Brother VIP, Donald Veshaj është në qendër të vëmendjes për shkak të historive të dashurisë. Në reagimin e fundit tha se ka bërë gabime dhe po përpiqet të rifitojë sërish Borën.

Por një nga dilemat e ndjekësve të tij është se kur do të nisë emisioni “Më lër të flas”. I zënë ‘kurth’ nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio, Donaldi zbuloi se shumë shpejt vjen  programi që do të fillojë transmetimin në Top Channel.

Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në rrjet’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonat nga gazetarja e emisionit e cila i tregoi idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë. Aktori u shpreh se i pëlqen shumë ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”.

Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni, Donaldi tha: “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”. Gazetarja i tha “Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, e ky i fundit i tha: “Vjen shumë shpejt në Top Channel”.

Kështu ai ka konfirmuar se emisioni i tyre do vijë shumë shpejt në ekran.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA