Analisti Arjan Curri i ftuar në “Top Talk” u shpreh i bindur se për personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA, nuk ka prova që janë vendime të ndikuara nga Soros, ashtu siç pretention Sali Berisha dhe Nikolla Gruevski.

Megjithatë, thotë Curri, Sorosi ka ndikim të madh në vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu Italinë.

Unë nuk kam prova që është Sorosi por kam jam i bindur që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh  Curri.

Sipas tij ndarja e vendeve me qytetërimet perëndimore dhe sllavo-ortodokse ka shtuar interesin e SHBA-së për të pasur ndikim dhe për të mos lejuar vendet e tjera të kenë ndikim.

Interesat e SHBA-së janë të  mëdha, që këto vende të vendosen në ndikimet e tyre sepse do të krijohen boshllëqe që do të mbushen nga ndikime kineze ruse ose turke”, tha Curri.

Kjo tregon interesin që SHBA ka për të ruajtur këtë vijë ndarëse midis vendeve, sipas tij.

Top Channel