Një 35-vjeçar pjesë e një grupit të strukturuar kriminal ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Gjatë operacionit policor të koduar “FIVE”, A.T., banues në lagjen “Pavarësia”në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ‘SPAK’, i caktoi masën e sigurisë ”Arrest në burg”.
“Vijon operacioni policor i koduar “FIVE”. Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut. Kapet në Vlorë, një prej të kërkuarve në kuadër të këtij operacioni. Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim A.(K). T., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ”SPAK”, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal””, sipas policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për të arrestuarin.
Top Channel