Partizani fiton me Teutën, barazojnë Kukësi -Egnatia dhe Vllaznia-Laçi

09/04/2022 20:31

Vllaznia dhe Laçi ndahen në paqe në duelin mes tyre.

Në Loro Boriçi të Shkodrës sfida mes këtyre skuadrave u mbyll me barazimin pa gola 0-0 duke dalë nga fusha e lojës me nga vetëm 1 pikë. Shpëtim Duro u kthye në stolin e Laçit pas largimit të Josës duke drejtuar një skuadër që luftoi shumë në këtë përballje me Vllazninë, me kurbinasit që mbeten në vendin e dytë në klasifikim Vllaznia pati shanset e saj në këtë tskim me Da Silvën, Aralicën dhe Liridon Latifin, ndërsa Laçi u kundërpërgjigj me shanset e Julian Shehut dhe Mentor Mazrekajt.

Në pjesën e dytë ndeshja u duk më e hapur me të dyja skuadrat që luajtën në sulm, por në fund rezultati mbeti 0-0 me Lacin që shkon 47 pikë, ndërsa Vllaznia është 40. Nuk ka fitues as në sfidën mes Kukësit dhe Egnatias në ndeshjen e javës së 28 të Abissnet superiores. Në stadiumin e Kamzës sfida mes këtyre dy skuadrave përfundoi me barazimin 1-1  një rezultat ky që u dha skuadrave nga vetëm 1 pikë. në pjesën e parë zhbllokoi rezultatin me Gjelbrim Taipin, ndërsa në pjesën e dytë ishte Egnatia që shwnoi me Imerin duke barazuar rezultatin 1-1,në minutat e fundit Kukësi shënoi sërish me Lulaj, por VAR e anuloi për prekje të topit me dorë të këtij të fundit dhe rezultati mbeti 1-1. Ai që nuk gaboi ishte Partizani që mposhti Teutën me rezultatin 3-1 duke  parakaluar Vllazninë në vendin e katërt me 41 pikë.

Ishte skuadra kampione në fuqi që mori avantazhin në sfidën e luajtur në Elbasan Arena me Ivanovic, por në fundin e pjesës së parë Partizani barazoi me Skukën, një gol që u konfirmua pasi u pa në sistemin VAR. Në pjesën e dytë, Partizani përmbysi gjithçka duke shënuar 2 gola të tjerë me Bitrin në minutën e 53 dhe Miroslavijev në të 96 duke fiksuar fitoren 3-1

Java e 28 e Abissnet Superiores do të vijojë të dielën me Skënderbeu-Tirana dhe të hënën me Dinamo-Kastrioti, ndeshje këto që do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA