Kryeministri britanik Boris Johnson, zgjodhi një mënyrë mjaft të veçantë për të sensibilizuar qytetarët rusë për ngjarjet në Ukrainë.

Ai iu drejtua me një video-mesazh, duke i folur në gjuhën e tyre, e tyre nënvizuar aty se rusët meritojnë ta njohin të vërtetën. Historia, tha ai, do t`i kujtojë ata që hodhën vështrimin nga ana tjetër.

Populli rus duhet të dijë të vërtetën, ju meritoni t’i njihni faktet. Mizoritë e kryera nga trupat ruse përfshijnë civilë të qëlluar për vdekje me duart e lidhura pas shpine, gra të përdhunuara në sytë e fëmijëve të tyre, trupa të djegur, të hedhur në varrë masive apo thjesht të lënë duke u dergjur nëpër rrugë“, tha ai.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, rrëfeu kësisoj masakrën në qytetin e Buchas dhe u bëri thirrje qytetarëve rusë që të informohen për realitetin dhe të zbulojë të vërtetën rreth pushtimit të Ukrainës e ofensivës brutale të Vladimir Putinit në Ukrainë.

Ai tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në emrin e tyre. Ai shtoi se vrasjet e Buchas “nuk janë shumë larg gjenocidit” dhe theksoi se Britania e Madhe do të vendosë më shumë sanksione ndaj regjimit të Putinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA