Viktima e pedofilit koleksionist arti mund të humbasë dëmshpërblimin $5mln nga gjykata australiane (fotot)

05/04/2022 16:56

Një burrë i përdhunuar kur ishte fëmijë nga koleksionisti milioner autrialian John Wayne Millwood mund të mos marrë dëmshpërblimin e tij prej rreth $5 milionë të caktuar nga gjykata.

Millwood, financier dhe pronar i një koleksioni të pacmueshëm arti nisi ‘të falte’ ose te shperndante pronat e tij ditën që u dërgua në burg për krime seksuale në 2016.

Gjykata e lartë austrialiane në Tasmani i caktoi viktimës së Millwood  $5.313 milionë dëmshpërblim dhjetorin e kaluar, por ai ka zbuluar tashmë një seri asetesh me vlerë më shumë se $8milionë të cilat Millwood i fshihte me ndihmën e miqve e familjarëve.

76-vjeçari pedofil ishte shpallur i falimentuar dhe viktima e tij përballet me një betejë të gjatë për të përfituar dëmshpërblimin e dhënë nga gjykata.

Viktima tha për rrjetin vendas The Australian se Millwood, përshkruar nga mediat si një ‘narcizist’, e gjithashtu si ‘moralisht i falimentuar’, i shmangej detyrimit.

Ai kishte abuzuar nga Millwood nën mashtrimin e ekzaminimeve mjekësore, dhe më pas ishte përndjekur prej tij, i cili e kërcënonte ta ndiqte me detektivë privatë për ta mbajtur nën mbikqyrje.

Asokohe Millwood vlerësohej shume nga shoqëria australiane si pronari i një koleksioni të çmuar arti të epokës koloniale dhe themelues i grupit John Glover Society.

Glover ka qenë piktori i famshëm i shekullit të 19-të që emigroi nga Londra në Evandale në veri të Tasmanisë në 1831.

Millwood është dënuar për sulmet seksuale ndaj viktimës me katër vjet burg në 2016, por u lirua me kusht në 2019 pas kryerjes së pak më shumë se gjysmës së dënimit.

Por padia ndaj Millwood u ringrit në 2017 për ndryshimit të ligjit dhe heqjen e kufizimeve të statutit kohor.

Gjykata e lartë e Tasmanisë vendosi dhjetorin e kaluar se viktima kishte kaluar stres të rëndë post-traumatik dhe depresiv prej abuzimeve.

Millwood e kishte përndjekur edhe më parë viktimën në gazeta e rrjetet sociale, duke thënë se është i sëmurë mendor dhe “delusional”.

Dëmshpërblimi për viktimën përfshinte  $1.5 milionë për ndalim të aftësisë për të fituar para në të shkuarën dhe $2m për ndalimin e afëtsisë për të ardhmen.

$150,000 për pagesa të mjekimeve shëndetësore, dhe $360,000 për dëme të tjera jo-ekonomike.

Viktima e përshkruante vendimin si një argument i drejtë për të gjithë “viktimat e abuzimit seksual kur ishin fëmijë”.

“Ky është një vendim që njeh pasojat afatgjata të abuzimit të fëmijëve. Ky është një impakt që ndjehet në çdo pjesë të jetës, si dhe ka efekt negativ me pasoja të thata afatgjatë”, tha viktima e abuzimit.

FOTO GALERI
1/4
Koleksionisti pedofil u arrestua ne 2019 pas caktimti te denimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA